Ndërron jetë aktorja hollivudiane

BOTA


Aktorja e njohur Betty White ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare.

Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së premtes në shtëpinë e saj, vetëm dy javë përpara se të festonte 100 vjetorin e lindjes.


“Edhe pse Betty për pak ditë mbushte 100 vjeç, mendova se do jetonte përgjithmonë. Nuk mendoj se Betty ka pasur ndonjëherë frikë nga vdekja, sepse ajo gjithmonë donte të bashkohej me burrin e saj, Allen Ludden. Ajo besonte se do të ishte sërish me të”, tha agjenti i saj për “People”.

Ai shtoi: “Betty vdiq e qetë duke fjetur gjumë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri homazh aktores duke e vlerësuar yllin e Hollywood si një “ikonë kulturore”.

Me një karrierë prej më shumë se tetë dekadash, ajo ka fituar tetë çmime Emmy, një Grammy dhe tre Screen Actors Guild Awards.

E konsideruar si pioniere e televizionit, ajo i hapi dyert jo vetëm vetes, por edhe shumë grave të tjera që ëndërronin të hynin në industrinë e transmetimit.

Betty White po përgatitej për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar.




Skip to toolbar