Ndërron jetë nga Covid një 32-vjeçare pas lindjes

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga COVID pak pasi ka sjellë në jetën fëmijën e saj.

Gruaja ka ndruar jetë në spitalin e sanatoriumit pas komplikacioneve të rënda në mushkri. Fatmirësisht disa ditë më parë ajo i është nënshtruar lindjes cezariane në një nga maternitetet e tiranës duke sjellë në jetë një foshnje 7 muajshe që ndodhet nën oksigjenoterapi pas daljes nga intubimi.


Mësohet se gruaja nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër dhe se shkaku i vdekjes ka ardhur nga covid 19. 




Skip to toolbar