Balla: COVID-19 luftohet duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën

AKTUALITET


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të një nëne 32 vjeçare nga Elbasani dhe një djali 18 cjeçar nga koronavirusi ditën e sotme.

Përmes një postimi në facebook, Balla thekson se ky armik duhet luftuar, duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.


Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, Balla ripërsërit apelin që shprehu sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë: MBANI MASKË.

Postimi i plotë:

Një nënë e re 32 vjeçare nga Elbasani, e cila sapo sillte në jetë foshnjen e saj dhe një djalë 18 vjeç, nuk ia dolën sot ta fitonin betejën me Covid-19. Ky armik duhet luftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.

Duke i shprehur ngushëllimet familjeve, ripërsëris apelin që shpreha sot në Kuvendin e Shqipërisë:

MBANI MASKË 😷
SHPËTONI JETË❤️🇦🇱




Skip to toolbar