Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka “u ka tërhequr veshin” drejtuesve vendorë në Himarë në lidhje me lejimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Lleshaj zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuese të qytetit ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarit e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë dhe përfaqësues të Task Forcë.
Lleshaj ka akuzuar drejtuesit vendorë të Himarës duke thënë se kanë lënë persona të pa autorizuar të zaptojnë vendin në Himarë si pasojë e mos kontrolleve në zonë.
“Kam ardhur në krye të inspektimeve te qeverise duke qene se turizmi është një motor i ekonomisë. Vlorë-Himarë e ka kryeministri dhe unë për vëzhgim. Ky sezon cilësohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë. Me atë çfarë dëgjoj nga institucionet dhe raportimet nuk jemi të kënaqur. Kemi patur incidente të renda, ndoshta jo këtu por në zona të tjera. Për sigurinë në plazhe shqetësim mbetet vendosja e kullave te vrojtimit. Ata që administrojnë këto plazhe nuk ofrojnë as minimumin e përgjegjshmerisë dhe sigurisë. Ata do të mbajnë përgjegjësi.
Keni lënë të zaptohet territori në Himarë, si rrjedhojë e mungesës së shtuar të kontrolleve të plazheve, deri me tani nuk keni mbyllur asnjë subjekt. Janë më shumë se 20 subjekte pa leje në Himarë të cilat kanë zaptuar tokën dhe deri me tani nuk keni mbyllur asgjë, kjo do të thotë se keni lënë të zaptohen territoret. Raportet që ne kemi evidentojnë mangësi të mëdha që lidhen me sigurinë e jetës. Detyra është t’i ofrojmë publikut shërbim ndihmë dhe siguri. Stacionet e plazhit që nuk plotësojnë kushtet marrin lekët nga turizmi dhe nuk ju ofrojnë atyre asgjë madje as taksat si japin bashkisë. Të gjitha institucionet qe nuk marrin masa do te marrin ndëshkimet përkatëse. Diçka ta keni te qarë vija bregdetare është pronë e qytetarit shqiptar nuk mund te zbatohet”, ka thënë Lleshaj në këtë takim.
Kujtojmë se ky takim i Lleshajt me strukturat vendore të Himarës vjen pas porosisë së lënë nga Rama në takimin që zhvilloi pak kohë më parë me drejtuesit e policisë. Rama kërkoi prej tyre luftë të ashpër ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonën bregdetare.