Mosdekretimi i Gjinushit, Akademia Metës: reflekto!

Më të fundit


Akademia e Shkencave do i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, për të rishqyrtuar edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.

Në një prononcim për mediat, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave deklaroi se institucioni do të dërgojë një kërkesë për kreun e shtetit.


“Vendimi i Asamblesë së Akademisë së Shkencave me pjesëmarrjen e 43 nga 44 akademikë është në fuqi dhe nuk ka pasur kundërshtim dhe as ankimim. Duke qenë se ky vendim është në fuqi dhe duke shpresuar se ka ende hapësirë vendosëm t’i drejtohemi institucionit të Presidentit me një kërkesë për të rishqyrtuar dekretin e tij”, u shpreh Tole.

Presidenti Meta refuzoi të dekretonte zgjedhjen e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave me argumentin se ai nuk kishte marrë ende vërtetimin nga gjykata për dorëheqjen nga Kryetar i PSD, post i cili bie ndesh me kriterin për mbajtje funksionesh politike, veprim për të cilin, Gjinushi ka sqaruar se dorëheqjen e kishte dhënë para se të bëheshin zgjedhjen, por që vendimi në gjykatë është marrë më vonë.




Skip to toolbar