Ndjekje në mes të detit, trafikantët fshihen mes pushuesve në Mallorca

AKTUALITET


Policia spanjolle ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e një ndjekje në mes të detit të disa narkotrafikantëve që udhëtonin me gjithë shpejtësinë me gomone për t’i shpëtuar arrestimit.

Në video shihen narkotrafikantët me gomonen e fuqishme që iu drejtohen brigjeve të Mallorcas teksa ndiqen nga motovedetat e policisë dhe një helikopter.


Ata zbresin me shpejtësi dhe braktisin mjetin lundrues shumë pranë çadrave të pushuesve për të humbur më pas gjurmët në rrugët e qytetit bregdetar.

Ende nuk ka të dhëna se sa drogë kishte në varkë dhe kush ishin personat që iu shmangën arrestimit.




Skip to toolbar