Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka sulmuar ashpër kryetaren e grupit parlamentar opozitar në Kuvend, Rudina Hajdarin e cila është edhe bashkë drejtuese e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndoka është shprehur se Hajdari është futur në politikë vetëm si e bija e Azem Hajadarit dhe se sot është një njeri i pabesueshëm dhe nuk përfaqëson asnjë parti politike apo qytetar.
Sipas Ndokës, Rudina Hajdari nuk ka as mbështetje elektorale.
“Rudina Hajdari është futur si e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson opozitën, është deputete e pavarur, tek pullë dhe pa mbështetje elektorale.
Ajo mund të krijojë një parti politike, mund të jetë elita e re dhe të përmbysë këtë klasë politike apo të ndryshojë sistemin, por sot është individ i pabesueshëm dhe nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe asnjë qytetar. Nuk mund të marrë ajo mbi shpatullat e saj të brishta dhe të drejtojë reformën. Platforma bëhet pozitë-opozitë. Edhe nëse nuk miratohen fare këto ndryshimet zgjedhjet bëhen, por mungon vullneti politik”, është shprehur Ndoka.
Të mërkurën PD zbardhu planin anti-krizë me 5 kushte për Ramën dhe një ndër to është kërkesa që opozita parlamentare që drejtohet nga Rudina Hajdari të mos përfaqësohet në strukturën jashtë parlamentare për realizimin e reformës zgjedhore. “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, shkruhej në planin e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare. Ky kusht i PD nuk është pranuar as nga Rama dhe as nga opozita parlamentare e cila ka votat për të miratuar këtë reformë./realstory.al