Stuhi dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti për sot

AKTUALITET


Gjatë natës një pjesë e mirë vendit është përballur me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Sipas Meteoalb gjatë të enjtes në vendin tonë do të mbizotërojë vranësira e dendur ku në pjesën e parë të ditës do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite reshjet do të dobësohen.

Edhe temperaturat do të shënojnë një rënie. Meteoalb njofton se temperaturat do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19ºC në 24ºC.


“Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në orët e mbrëmjes kur pritet shtim i vranësirave dhe shira, të cilët gjatë natës dhe ditën e enjte do të jenë mesatar dhe lokalisht intensiv. Gjithashtu problematik paraqitet parametri i erës sidomos në brigjet detare ku shpejtësia do të jetë mbi 55 km/h.”, njofton meteoalb.




Skip to toolbar