Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush janë zv.ministrat që ikin e vijnë

AKTUALITET


Në mbledhjen e  sotme të qeverisë janë marrë disa vendime, për lirime dhe emërime në detyrë në rang zv.ministrash.

Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave Sokol Duma është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ashtu Adela Xhemali është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Ndërkohë Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa Vasilika Vjero është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.



Skip to toolbar