Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të disa funksionarëve dhe zëvendësimin e tyre me emra të tjerë. Konkretisht Redi Shtino, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, është liruar nga detyra.
Në vend të Shtinos është emëruar Oltion Rrumbullaku dhe Nina Guga, të cilët do të mbajnë postin e zëvendësministrit/es së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Një tjetër emërim është edhe ai i Agron Tare si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Ai më parë mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Këto vendime janë firmosur nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.