Rrjeti 5G, Shqipëria marrëveshje me SHBA

AKTUALITET


Pas shumë debateve në vend në lidhje me rrjetin 5G, qeveria ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen me SHBA për 5G.

Më herët e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones i bëri të qartë Rusisë dhe Kinës se Shqipëria është e palëkundur në partneritetin me Amerikën dhe se “disa gjëra nuk janë në shitje”. Ndërsa presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli u shpreh se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike dhe për këtë kërkoi bashkëpunim dhe kujdes nga Shqipëria.


Perëndimi ka bërë shpesh deklarata që Shqipëria të tregohet e kujdesshme në lidhje me rrjetin 5G se kujt do i drejtohej pasi ky rrjet nuk është në dorë të qeverisë, por nga kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP.  

V E N D I M për

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




Skip to toolbar