Analisti Arian Vasjari u shpreh në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se ndryshimi i poziticioneve të Bashës, nuk është produkt i një reflektimi të sinqertë. “Ndryshimi i pozicioneve, nuk është produkt i një reflektimi të sinqertë. Së pari, si sjellje është shumë e mirë. Ajo se çfarë ka ndodhur është; opozita iu nënshtruar sitës së sistemit dhe argjinaturës së ndërkombëtarëve. Vetëm pasi pranoi që do futej në tryezën e OSBE, SHBA deklaroi se kemi një lidership serioz. Unë them që, ne jemi, për shkak të 30 qershorit, ne jemi në reçesion demokratik. Dhe çfarë na bën kjo të kuptojmë? Demokracia është sistem linear, nuk e improvizojmë dot”, tha Vasjari.
Më tej, ai u shpreh se si mazhoranca ashtu dhe opozita e çuan vendin në recesion demokratik. “Për të dëmtuar demokracinë mund ta dëmtojë mazhoranca por dhe opozita. Mazhoranca e dëmtoi, por dhe opozita me daljen nga sistemi. Jemi në reçesion për fajin e të dyjave. Duhet përshëndetur ndryshimi pozitiv i opozitës. Nëse ne marrim në analizë nga 16 shkurti, objektivat atëherë dhe tani, ato kanë ndryshuar qartësisht. Atëherë thoshin nuk ulemi të negociojmë, së dyti zgjedhjet e parakohshme. Opozita nuk ka asnjë instrument për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Opozita duhet t`i qëndrojë besnike idesë, që reforma zgjedhore duhet të monitorohet nga ndërkombëtarët. Por nuk është racionale nga ana e saj për të vendosur kushte. Them që në terma makro kjo është një lëvizje pozitive”, tha Vasjari. /Realstory.al/