Fahri Balliu: Ndryshimi i opozitës, pasurim i saj

POLITIKË


Gazetari Fahri Balliu e shikon ndryshimin e kursit të opozitës si një pasurim të mjeteve të luftës opozitare. “Është një ‘shtesë kati’ mbi atë që është fondamentale. Të gjitha që kanë qenë, mbeten në tavolinë. Duhet ta kuptojmë sjelljen e opozitës si mençuri të saj, që i jep mundësi vendit që të dalë nga ky recension kombëtar”, deklaroi Balliu në Real Story të Sokol Ballës.

Duke vlerësuar sjelljen e opozitës, Balliu deklaroi se drama më e madhe e kryeministrit Edi Rama nuk ka qenë fakti se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut. “Të marrësh përsipër të mbrosh Ramën dhe sjelljen e tij qeveritare është bërë shumë e vështirë. Asnjë lloj sjellje e tij nuk është normale. Ky njeri i ka vënë kazmën këtij vendi dhe po përpiqet opozita me një sërë gjetjesh, mënyrash, që t’iu ruajë shpresën këtij populli, që të dalin në luftë, t’i bashkohen në demonstrata. Drama e Ramës nuk fakti që nuk do t’i hapeshin negociatat Shqipërisë, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin Maqedonisë së Veriut. Rama ka bërë gjithçka që të mos futej dhe Maqedonia”, deklaroi Balliu.





Skip to toolbar