Në mbledhjen e kësaj të mërkure te këshillit te ministrave ka miratuar ndryshime në ligjin e prefektit. Në një prononcim për mediat, ministri i brendshëm Taulant Balla, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm institucionin e prefektit, ndërsa shtoi se do të ketë më shumë rol në garantimin e sigurisë.
“Institucioni i prefektit është shumë i rëndësishëm, na duhet ta ngremë rolin e prefektit në pritshmërinë e kësaj qeverie, për një rol sa më të rëndësishëm, një rol udhëheqës. Prefekti është drejtuesi i të gjitha taskforcave që ne zhvillojmë në kuadër të proceseve qeverisëse në nivel vendor.
Po krijojmë edhe këshillat vendore të sigurisë publike, për të koordinuar më së mirë të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në cdo komunitet. I kemi besuar prefektëve rol drejtues për paketën e sigurisë në shkolla dhe na ka rezultuar të jetë një rol efikas, por kemi identifikuar edhe disa ndryshime që lidhen me nevojën dhe e përcaktimit më të qartë.” – tha Balla, ndërsa shtoi se si model i janë referuar eksperiencave të mira të funksionimit të rolit të prefektit, kryesisht modeli francez apo rumun