Ndryshon sërish çmimin e karburanteve 

EKONOMI


Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot duke vendosur një nivel të ri çmimesh për naftën dhe benzinën duke filluar nga ora 18:00. Sipas këtij vendimi, një litër naftë do të shitet me 261 lekë, kurse një litër benzinë me 249 lekë.

Për naftën, ky është një çmim vetëm 4 lekë/ litër më i ulët krahasuar me ditën e djeshme, kurse për benzinën vetëm 5 lekë/litër.


Sërish, çmimi i karburateve mbetet tepër i lartë në Shqipëri krahasuar edhe me levizjet që bëhen në bursë, referencë të cilën Bordi thotë se e përdor kur cakton çmimet tavan për vendin tonë.

Një ditë më parë, çmimi i naftës ra deri në 113 USD për fuçi, por bordi u mjaftua me një ulje me vetëm 4-5 lekë për litër.

Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon për shkak të taksave të larta, por edhe abuzimeve të theksuara në treg. Vendi ynë po ashtu renditet në dhjetëshen e parë në botë për çmimin e lartë të karburanteve.




Skip to toolbar