“Në kampin maqedon ka patur rotacione”, zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut: Ka ndodhur demokratizimi i skenës politike shqiptare

Më të fundit


Zëvendës/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, qeverinë e re dhe marrëdhënien me Shqipërinë.

“Ne aty jemi si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, përfaqësojmë shqiptarët, por japim kontribut edhe në orientimin e shtetit, pra mbetet në top prioritetet orientimi europian i shtetit, por ne marrim barrën aq sa na takon si shqiptarë”, u shpreh Mexhiti.

Gjatë intervistës, ai tha se kjo qeveri e re është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut, me plot kuptimin e fjalës.

Pyetje: Izet, doja të flisja pak me ju, pasi ju jeni zv/kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe jeni në një situatë pak të çuditshme nga paraardhësit tuaj, pasi jeni aleat i një partie që në dukje të paktën ka një qasje jo aq aktive, pro europiane. Si gjindeni në këtë mjedisin e ri me të cilin po bashkëqeverisni në Maqedoninë e Veriut dhe sa e ndjeni faktorin shqiptar krah jush nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Izet Mexhiti: Fillimisht, faleminderit për ftesën, organizimin që keni bërë për të bashkëbiseduar për këto tema, por edhe për të sqaruar situatat sepse prej jashtë duket ndryshe, me veprime brenda është pak më ndryshe. Maqedonia formohet prej dy shumica, shumica maqedone dhe shqiptare dhe pakicat e tjera dhe secili fiton në kampin maqedonas nuk e përcaktojmë ne, e përcakton votuesi maqedonas, ndërsa në kampin shqiptar e përcakton votuesi shqiptar. Kjo është realiteti, mirëpo kjo qeveri e re është një fillim i ri për Maqedoninë.

Në fillim i ri në plot kuptimin e fjalës për shkak se është një VMRO e cila nuk ka hipotekën e së kaluarës, Gruevskit, Mihallkovit, etj sepse edhe VMRO ka ato nuancat e veta. Ka patur një VMRO Lubço Georgievskit që ka qenë pak më ndryshe e orientuar, ka qenë e Gruevskit, partner e BDI për 11 vite, dhe mendoj se tani është një VMRO krejt tjetër, është një fillim i ri.

Ne aty jemi si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, përfaqësojmë shqiptarët, por japim kontribut edhe në orientimin e shtetit, pra mbetet në top prioritetet orientimi europian i shtetit, por ne marrim barrën aq sa na takon si shqiptarë. Për ndryshime kushtetuese duhet të ketë 2/3 e votave në parlament.

Në kemi pozitë e opozitë shqiptare jemi dikur 32 deputetë, pra nuk mjaftojnë për të bërë ndryshimet kushtetuese. Po të na thërrasin nesër, pozitë e opozitë shqiptare jemi gati për ndryshimet kushtetuese, por jemi larg asaj që është e mjaftueshme për 2/3 dhe në komunikim me faktorin ndërkombëtar, partnerin tonë strategjik për ta mbajtur dhe orientuar Maqedoninë aty ku duam, drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike.

Por ajo që është e rëndësishme, mendoj që ka ndodhur demokratizimi i skenës politike shqiptare. Në kampin maqedon ka patur rotacione politike e djathta e majta, në vazhdimësi dhe mendoj është e shëndetshme për proceset demokratike, te shqiptarët flas pas 22 viteve ndodh rotacioni politik dhe kjo nuk është e keqe. Është një shans për më ndryshe, për dinamizim të skenës politike dhe për rotacion, për një konkurrencë të ideve programit brenda kampit politik shqiptar.

Flas për kampin që përfaqëson qeverinë, sepse unë personalisht edhe për një kohë të gjatë kam qenë brenda BDI si nënkryetar. Flas për ndryshimin që ka ndodhur në skenën politike.

Mendoj që është fillimi, jemi në rrugë të mbarë. Kjo qeveri së paku në një muaj e më tepër ka treguar respekt ndaj marrëveshjes së Ohrit, është shënuar mbledhje solemne e qeverisë institucionale. Dje ishim me kryeministrin shënjuam ditëlindjen e Nënës Terezë, pra vlerat e përbashkëta dhe mendoj që është një fillim i mbarë”./abcnews.al/



Skip to toolbar