Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Kryptoqueen e zhdukur”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
Bullgarja, që besohet të jetë rreth të 40-ave, kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një kompanie të mashtrimit me kriptomonedhën e njohur si OneCoin.
Ajo është zhdukur që nga viti 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti dhe hetuesit filluan ta kërkonin, raporton bbc.
Në vitin 2014, OneCoin, një kriptomonedhë e vetë-përshkruar, filloi t’u ofronte blerësve bonuse nëse ata ia sygjeronin monedhën më shumë njerëzve.