Në listën e dhjetë njerëzve më të kërkuar të FBI, kush është “mbretëresha krypto”

BOTA


Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Kryptoqueen e zhdukur”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Bullgarja, që besohet të jetë rreth të 40-ave, kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një kompanie të mashtrimit me kriptomonedhën e njohur si OneCoin.


Ajo është zhdukur që nga viti 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti dhe hetuesit filluan ta kërkonin, raporton bbc.

Në vitin 2014, OneCoin, një kriptomonedhë e vetë-përshkruar, filloi t’u ofronte blerësve bonuse nëse ata ia sygjeronin monedhën më shumë njerëzve.




Skip to toolbar