Policia e Kosovës ka arrestuar 8 shtetas çekë të cilët janë zbuluar teksa planifikonin ngritjen një droni gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Çeki me mbishkrim provokativ “Kosova është Serbi”.
Policia Rajonale e Ferizajt bëri të mundur ndalimin e të këtyre personave, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u konfiskuan pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.
Të ndaluar janë 6 burra dhe dy femra, ndërkohë që njëri prej tyre kishte nënshtetësi serbe. Ndeshja do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.