Në sy të djalit, Basha thotë: Sokol Olldashin e kisha mik

Më të fundit


Për herë të parë Lulzim Basha ka thënë sot se Sokol Olldashin e ka pasur mik. Ndërkohë që shumë të tjerë që i kanë njohur të dy mund të sigurojnë për të kundërtën. Olldashi mbahet mend si rivali kryesor i Bashës në PD.

Gjithsesi këtë deklaratë Basha e ka bërë sot në një takim me  studentë të EDS, ku i pranishëm ka qenë edhe i biri i Sokol Olldashit, Glauku.

 “Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi. Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve. Nën shembullin tuaj edhe ne”, – tha Basha.

Glauk Olldashi


Skip to toolbar