Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor.
“Këllëçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se ‘unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa’. Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ja thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota. Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetme nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës që të ketë blerë gjysmë vote. E vërteta është që banda shëtitëse e Këllicit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje”, tha Braçe.