Në kohën kur ka mbetur vetëm një muaj për të mbushur mendjet e vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Tirana do të vizitohet nga presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Vizita e tij do të zhvillohet më 17 shtator, ku pritet të takohet me drejtuesit kryesor politik në vend, ku në fokus të bisedave të tyre do të jetë hapja e negociatave. Zgjidhja e krizës politike apo dhënia e provave konkrete dhe të prekshme për funksionimin e Reformës në Drejtësi, gjithashtu besohet të jenë temë e diskutimeve. BE kërkon që të shohë rezulton konkrete të ndryshimit të gjërave në Shqipëri dhe kjo është e vemja mënyrë për të bindur edhe më skeptikët që të japin dritën jeshile për procesin e integrimit të vendit.
Gjatë ditës së premtes edhe kryeministri Rama ka nisur takimet në Berlin, ku është takuar me kancelaren Merkel, takim që e ka vlerësuar me nota optimiste për marrjen një “po” nga Gjermania. Rama tha se Shqipëria ka pak në dorë sa i përket vendimi të Këshillit Evropian për negociatat, gjithsesi, Tirana po punon që zëri i Gjermanisë të jetë në favorin e shqiptarëve. Nëse Gjermania jep “po” kjo është një vendim domethënës që do të ndikojë edhe në procesin e reflektimit të vendeve të tjera skeptike.