Negociatat, Ndoka: Basha ulet me Ramën për 9 pikat

#NËRADAR


Nard Ndoka deklaroi në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se opozita, dhe Lulzim Basha, do të ulen në tryezë me Edi Ramën, nëse Kryeministri angazhohet për t`i përmbushur kushtetet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave. Sipas Nard Ndokës, data e hapjes së negociatave është në dorë të Ramës.

“Nëse Kryeministri kthehet nga SHBA dhe vjen në Shqipëri me një axhendë politike, dhe i kthen pikat për të marrë përgjigje pozitive në 18 tetor, kjo është në dorë të Edi Ramës. Ne për fatin e keq nuk marrim datë për hapjen e negociatave. Ne kemi një ‘jo’ për hapjen e negociatave. Por Rama e ka në dorë, pasi ka një afat kohor, që të ketë një reflektim maksimal nga BE. Me të ardhur Rama nga Amerika, ulemi ne e Lulzim Basha, nëse merr parasysh 9 pikat dhe angazhohet për t`i zgjidhur ato. Ne nuk kërkojmë që Rama të ikë prej presionit tonë, por nga përgjegjësia kombëtare. Ai vjen dhe shpall axhendën, që në mars do ketë zgjedhje të prakohshme. Këto pika që janë të BE janë dhe axhenda e opozitës. Topi është në fushën e Edi Ramës tani. Nëse data 18 do të jetë një datë e hapjes së negociatave dhe nëse Rama pranon pikat, nuk do të ketë pengesa për tu ulur në tryezë të gjithë”, tha Ndoka.

Aleatit tjetër i Lulzim Bashës, Agron Duka, tregoi në “Real Story”, se 7 kërkesat e aleatëve drejtuar kryedemokratit, kanë në thelb hapjen e opozitës për personalitete nga fusha të ndryshme, që do të jenë gati për të krijuar qeverinë e ardhshme. “Unë personalisht e vlerësoj Bashën në raport me aleatët. Me ne është luajal, na takon vazhdimisht, na dëgjon. Për sa i përket platformës, ne themi që të gjithë partitë që janë pjesë e këtij koalicioni të sjellin ato njerëz që gjykojnë se janë të mirë. ne nuk jemi dakordësuar për të gjitha pikat. Politika është numra. Mund të dali dhe ajo që themi, duke qenë se përfaqësojmë shtresa të ndryshme, mund të përzgjedhim një brum për qeverisjen e ardhshme. Personazhe të cilët akuzohen për vjedhje votash duhet të dënohen”, tha Ndoka. /Realstory.al/



Skip to toolbar