Ndoka “mbush” me komplimente Bashën, por s’ka “braktisur” Ramën

POLITIKË


Nard Ndoka, kryetari i Kristian-Demokratëve, ka folur me një gjuhë plot epitete dhe komplimente për liderin e PD-së, Lulzim Basha, a thua ai ishte lideri i partisë ku Ndoka bën pjesë. Por nga ana tjetër shton se nuk e ka braktisur Ramën në nivel personal, por si lider. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Ndoka tha se Basha ka drejtuar disa kauza të rëndësishme dhe ka dal fitues në disa prej tyre, siç është dekriminalizimi apo djegia e mandatave, që për Ndokën kjo nxori në pah lidhjen e qeverisë me krimin. Ky vendim për Ndokën solli edhe ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve për krimet zgjedhor apo problemet e tjera. Në lidhje me protesta, Ndoka nuk i kurseu vlerësimet dhe admirimin për Bashën, i cili i kërkoi aleatëve të mos kishte të tilla deri më 18 tetor në marrjen e një vendimi për negociatat.

Kjo parti socialiste që u kthye në Rilindje, i fitoi zgjedhjet duke u lidhur me grupet kriminale. Këto grupe kriminale u bën bazamenti i Partisë Socialiste. Zoti Basha si një lider i formatuar ndryshe, kërkoi që ta dekriminalizojmë politikën. Kjo mazhorancë nuk e bëri një gjë të tillë. Basha kërkoi një zgjidhje ligjore. Në këto momente, lënia e mandateve ishte vendim i guximshëm, por arriti të sensibilizojë ndërkombëtarët për krimin zgjedhor dhe shumë probleme të tjera. Basha e ka fituar këtë kauzë. Disa nga aleatët i kanë kërkuar Bashës që të ketë protesta përpara datës 18 tetor. Por ai ka pasur një qasje tjetër duke kërkuar pritjen e vendimit për negociatat. Kemi komunikim me Ramën. Ne nuk e kemi braktisur Ramën në mënyrë personale, por si lider. Kemi një lider të braktisur siç është Rama, dhe një opozitë të bashkuar. Basha ndihet shumë mirë me ne.” tha Ndoka





Skip to toolbar