Shpërblim për pensionistët, nis sot shpërndarja

AKTUALITET


Qeveria shqiptare, ndonëse në kushte të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, vendosi të martën të shpërblejë me 3 mijë lekë pensionistët. Vetëm pak orë nga ky lajm i dhënë nga Ministrja e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore lajmëroi se duke nisur prej të mërkurës pensionistët mund të tërheqin pensionin.

“Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm: në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor”.

“Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor; në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor; në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor”.

“Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor; në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara. Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019”, thuhet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.



Skip to toolbar