Nesër rinisin fluturimet, TIA njofton udhëtarët

AKTUALITET


Nesër në mëngjes do rinisin fluturimet në Aeroportin e Rinasit. Tirana International Airport në një reagim zyrtar thekson se ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve.

Me anë të një deklarate zyrtare, “Tirana International Airport” njofton se ditën e nesërme, e premte, do të nisin normalisht fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”, por pa saktësuar orën se kur do të kryhet fluturimi i parë komercial.


Gjithashtu, në njoftim theksohet se, pasagjerët e “flydubai” që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, “i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim. Po ashtu, “pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me “flydubai”, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë”.

NJOFTIMI

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionin të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport




Skip to toolbar