Netanyahu i kundërvihet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk pranojmë presione nga jashtë

BOTA


Kriza në Izrael po vë në provë marrëdhëniet e kryeministrit Benjamin Netanjahu me presidentin amerikan Joe Biden. Në një ndërhyrje të rrallë karshi shtetit aleat, lideri i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Natanjahut të heqë dorë nga plani për reformën në drejtësi, që do tkurrte kompetencat e sistemit gjyqësor dhe do të forconte kontrollin e qeverisë ndaj tij.

Kryeministri izraelit u detyrua të shtyjë planet pas revoltës së paprecedentë popullore. Shtëpia e bardhë fillimisht kërkoi gjetjen e kompromisit lidhur me çështjen, por të martën Biden shkoi më tej në thirrjen e tij. Joe Biden

“Shpresoj shumë që të heqë dorë nga reforma”. Por ndërhyrja e Biden nuk është pritur mirë nga kryeministri Netanjahut. Ai tha se nuk merr vendime bazuar në presionet që vijnë nga jashtë.

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mirë”.

Netanjahu shtoi se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma “me një konsensus të gjerë” dhe se është e përkushtuar ndaj demokracisë. Megjithatë, ai u kujdes të theksonte se aleanca mes Izraelit dhe SHBA është e pathyeshme dhe i tejkalon mosmarrëveshjet e herë pas hershme.



Skip to toolbar