Nga dasma në mort, aksidenti i merr jetën babait të nuses

AKTUALITET


Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident në Kalabri, i cili ndodhi të dielën. Burri po kthehej nga dasma e së bijës së tij me gruan dhe vajzën tjetër. Ngjarja ndodhi në saktësisht në autostradën Mesdhetare pranë qytetit Gioia Tauro, shkruajnë mediat italiane.

Në aksident janë përfshirë dy makina: një Fiat Punto dhe një Golf. Familja po udhëtonte në njërën nga dy makinat, ndërsa një djalë po udhëtonte në makinën tjetër. Për shkak të përplasjes së fortë mes dy automjeteve, njëra prej veturave doli nga rruga. Për fat të keq, ishte babai i nuses që nga frakturat e rënda që mori, humbi jetën në vend.



Skip to toolbar