Ministria e Shëndetësisë pa përcaktuar një udhëzues të gjatë për shkollat në pritje të nisjes së vitit të ri arsimor.
Vendimi i miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, drejtuar nga Albana Fico, përcaktohen masa strikte për menaxhimin e situatës nëpër shkolla, ku vlen të theksohet se për nxënësit do të ruhet distanca dy metra, ndërsa drejtorët e shkollave do të përcaktojnë një grafik për hyrjen e tyre nëpër klasa.
Gjithashtu, nxënësve do t’u matet temperatura kur ata vërehen se kanë simptoma, ndërsa do të jetë i detyrueshëm edhe përdorimi i alkoolit.
UDHËZUESI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2020
U D H Ë ZIM
MBI KUJDESIN DHE MASAT ANTI COVID-19 NË STRUKTURAT ARSIMORE PARAUNIVERSITAREPËR VITIN AKADEMIK 2020-2021
Hyrje
Një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e sukseshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19. Për këtë arësye si më poshtë rekomandojmë:
- KUJDESI PËR NXËNËSIN
Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës
- Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.
- Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.
- Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi2 metra.
- Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
- Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.
- Personi përgjegjë si stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:
➢Matjetë temperaturës me termometër dixhital;➢Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;
➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen,si dhe shami letre përhigjenën e hundëve;
- Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me bazë të kloritaktiv, për desinfektimin e pjesëve të poshtme të këpucëve për para hyrje snë ambjentet e brendshmetë shkollës.
- Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.
- Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.
- Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.
- Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra),nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit.
- Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.
Qëndrimi dhe mësimi në klasa
- Gjatë procesit mësimor, mësuesiqëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2metra.
- Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
- Në se transporti i nxenësve kryet me mjetet tëtransportittë dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin .
- Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
- Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatëaktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.
- Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.
- Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
- Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhett ë shoqërohet.
- Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
- Nuk lejohet ushqimi në klasë.
Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës
- Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të. Kjo do të thotë, p.sh., nxënësit e klasës Iª do të hyjnë vetëm në sallën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera.
Rregullatpërlëvizjen e nxënësveduhettë jenë të afishuaranë ambjentet e klasavedhenë korridore.
- Nuk lejohen qëndrimet në korridore.
- Nxënësit të mbajnë largësinë minimale të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri kur lëvizin në korridore.
- Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.Mund të jetëedhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterik, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë.
- Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.
Kujdesi për higjienën
Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe shërbimi psiko-social i shkollës.
- Nxënësveduhett’uflitetçdoditë përrregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjesdhembajtjen e maskës.
- Çdonxënës në shkollë duhettë lajë duart pas çdoveprimiqë mundtë përbëjë rrezikpërpërhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj.
- Tëminimizohetprekja e herë pas hershme e maskës, tëkihetkujdesqëgjatëheqjestëkryhetngapjesa e pasme e maskëssidhelarja e menjëherëshme e duarveapopërdorimiidesinfektantëvenë fund tëkëtijprocesi.
- Duhettësigurohenngastrukturaarsimore:ujiirrjedhshëm, sapuniilëngshëm, letrapërfshirjen e duarvedhexheli me përmbajtjealkooli 60%, në tëgjithëambjentet e shkollës.
- Gjatë qëndrimitnë ambjentet e shkollës, çdoindividduhettë mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grup moshave).
- Dritaretduhettë mbahentë hapura, osetë paktënklasattë ajrosen 5-6 herë gjatë kohës sëmësimit.
- Klasatduhettë kenë aqnxënëssalejojnëdistanciminjomëpak se1.5 metranganjërinxënëstektjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë përballë në ambientet e shkollës.
- Nëse nxënësi manifeston gjëndje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko-social të shkollës nëpërmjetmësuesit kujdestar dhe “Këndit tëpsikologut” online pranë DRAP-së.
- Në një klasë apo sallë laboratori të mos qëndrojnë më shumë nxënës se sa mund të qëndrojnë në atë mjedis duke respektuar distancimin social dhe fizik.
- Aktivitetet në ambjentet e shkollës, sportive e artistike duhet të kryhen në grupe jo më shumë se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik.
- Të jenë të afishuara në të gjithaambjentet e shkollësposterambimasat e parandalimittë infeksionit COVID-19 dhepostera me mesazhetë qartadhetë thjeshta.
- Të vendosenposteratë veçantë përmënyrën e larjes së duarvedhembajtjessëmaskës.
- Në hyrjedhedaljetë ambjentevetë shkollës,rekomandohettë vendosetnjë higjenizuespërduart në trajtë solucioni me përmbajtjeaktivetë alkoolit 60%,iciliduhettë jetë gjatë gjithë kohësipranishëm
- Të kryhet dezinfektimi i çdoklase, çdoditë. Pas përfundimittë proçesit mësimor,të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese.
- Dezinfektimimjedisevetëbrendëshmedhetëjashtëmetëshkollësduhettëkryhet pas procesitmësimor 2 herënëjavë
- Do të pranohennë ambientet e shkollësvetëmnxënësitapoprindërit (në rastet e nxënësve të ciklitfillor) që do të firmosin rregulloren mbi parandalimin e perhapjes se COVID-19.
- Përpara se të rifillojnë mësimin në ambjentet e shkollës sipas rregulloreve të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësit duhet të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre, e cila shërben për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni COVID-19.
- Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipasrregullores së shkollës.
- KUJDESI PËR MËSUESIN
- Mësuesi paraqitet në shkollë në orëne përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së nxënësve.
- Mësuesit e kujdestarisë ditore/javore paraqiten në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.
- Stafi mjekësor i shkollës (mjeku/infermierja e shkollës), ose personeli i shkollës i caktuar nga drejtori dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo nxënës procedurën si më poshtë:
- Mat temperaturën me termometër digjital.
- Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje 70% alkooli në duart e nxënësve dhe të stafit.
- Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë.
- Mësuesi mban gjatë orarit zyrtar maskën dhe solucione dezinfektuese.
- Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit.
- Mësuesi i arsimit fillor largohet nga institucioni vetëm kur klasa e tij mbaron procesin mësimor.
- Mësuesi i AMU-së dhe AML-së largohet nga institucioni vetëm me miratim të drejtorit të shkollës.
III. KUJDESI PËR PERSONELIN NDIHMËS
Sanitaret
- Personeli ndihmës paraqitet në institucionin arsimor në orëne përcaktuar nga drejtoria e shkollës.
- Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën dhe solucione dezinfektuese.
- Korridoret pastrohen çdo dy orë.
- Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta.
- Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhezimeve përkatëse çdo ditë .
- Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmaket e shkallëve dhe vende të tjerapastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh.
- Largimi nga institucioni arsimor bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezinfektimit të çdo mjedisi të tij.
- Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit.
Roja i institucionit/oficeri i sigurisë
- Paraqitja në institucionin arsimor bëhet në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.
- Roja/oficeri i sigurisë të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione dezinfektuese.
- Roja nuk lejon prezencën e prindërve dhe çdo individi tjetër brenda në institucion (me përjashtim të nxënësve dhe personelit të deklaruar të institucionit arsimor).
- Çdo kërkesë për komunikim me drejtuesin e institucionit të bëhet nëpërmjet numrit të kontaktit të drejtorit ose të stafit drejtues.
- Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit dhe sanitaret.
- KUJDESI PËR PRINDIN
- Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore.
- Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.
- Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë.
- Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë.
- KUJDESI PËR DREJTUESIT
- Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara më këtë rregullore.
- Monitorojnë pajisjen e nxënësve dhe të stafit me mjetet mbrojtëse, si: maskë, xhel dezinfektues për përdorim personal (sipas mundësive).
- Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore, njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e Shëndetit Publik, Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor.
- Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., apo ka njoftim nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë apo ka patur kontakte me COVID-19 lajmëron menjëherëNjësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi.
- Për cdo mësues apo personel tjetër të shkollës i cili paraqet probleme shëndetësore si p.sh. rritje të temperaturës etj. apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi.
- Drejtuesit e strukturave arsimore duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e kontrollit të riskut të miratuar nga autoritetet shëndetësore.
Rezervojmë të drejtën të rivlerësojmë elementët e këtij udhëzuesi në rast të ndryshimeve epidemiologjike të COVID-19.