Nga Laçi në Tiranë për të sulmuar Bashkinë, kapet 38-vjeçari, akuzohet për katër vepra penale

AKTUALITET


Policia e Tiranës njofton se ka ndaluar një 38-vjeçar nga Kurbini, i cili akuzohet për katër vepra penale pas pjesëmarrjes në protestën e fundit të organizuar nga opozita para Bashkisë.

38-vjeçari E.V. akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin: E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.



Skip to toolbar