Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij në samitin e mbajtur në Malin e Zi bëri thirrje për bashkëpunim për të ecur përpara.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që rajoni të mos vazhdojë të merret me mosmarrëveshjet e vjetra, pasi kjo do t’i pengojë që të përfitojnë nga plani zhvillimor që BE ka për rajonin.
“Rajoni nuk do të jetë në gjendje të përfitojë më tepër nëse do të vazhdojë me mosmarrëveshjet e vjetra. Pra duhet të tejkalohen këto vështirësi. Ky rajon mund të shtojë 1/3 e gtp. Së fundmi dua të them se lajmi i mirë është se plani zhvillimor do të jetë i rëndësishëm sepse mund të kemi agjenda reformuese brenda disa ditëve. Pra nëse e shihni nivelin e zotimeve që ka dalë nga këto reforma, do të kuptoni që vërtet, ka arritje dhe shumë punë. Pra brenda javësh këto plane do të zbatohen dhe këto janë risi që do të sjellin edhe frytet e para.”, tha ai.