Dy të akuzuar për vrasje e krime të tjera të rënda janë arrestuar 72 orët e fundit gjatë kontrolleve në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Prej vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës është ngritur postblloku policor që kontrollon automjetet që vijnë nga akset më të rëndësishme të vendit, nga Tirana, Porti i Durrësit apo Qafë-Thana me Kapshticën.
Policia gjithashtu ka marrë masa në të gjithë vendin pas vrasjes së Bujar Cellës dhe atentatit me tritol në mes të Tiranës, ndaj Preng Gjinit.