Ngjela: SHBA na mbron. SPAK do eleminojë politikanët e korruptuar

#NËRADAR


Në studion e “Real Story”, avokat Ngjela u shpreh se mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian, tregoi se Shqipëria është një vend i rëndëisshëm. Ai e argumentoi këtë me faktin se vetëm tre orë pas mos pasjes së vendimit nga Këshilli Europian, reaguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pak ditë më pas, doli përpara Senatit kandidatja për ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Ngjarja po tregon që po ecën në këtë prizëm. A ka një inters të kundërshtarëve perëndimor. Po ka. Ajo që i dha impuls profilit shqiptar, është se SHBA foli pas tre orësh dhe priste hapjen e negociatave.  E gjitha kjo që ndodhi është në favorin tonë. Së pari, e kuptuam që jemi një vend i rëndësishëm. Menjëherë pas kësaj doli ambasadorja që vjen e SHBA dhe foli për investime amerikane në Shqipëri. Të gjitha këto, u kanë dhënë shpresë shqiptarëve. Kriza jonë, është krizë intelekti”, tha Ngjela.

Gjatë fjalës së tij, Spartak Ngjela shtoi se Reforma në Drejtësi, do të largojë klasën e korruptuar politike në vend. “Nuk më duhet fare mua të analizojë se sa vlerë kanë lidershipët shqiptarë. Këtu gjithçka është arritur me forcë. Kemi një shpresë që kemi reformën në drejtësi. Sipas kushtetutës shqiptare, reforma në drejtësi është eliminimi i klasës së korruptuar politike. Ne po presim SPAK dhe Gjykatën Speciale dhe aty do shohim”.

Spartak Ngjela beson se Shqipëria është nën mbrojtjen e fortë të boshtit Uanshginton-Berlin-Bruksel. “Ka një trinitet që është SHBA-Berlini dhe Brukseli. Të treja këto mua më japin forcën e arsyes që ne jemi në Evropë. Kundërshtarët që janë këtu në zonë, mendojnë që me një veto kundër të krijojnë… Po të hapeshin negociatat, do fliste Rusia? Shqipëria është e pambrojtur brenda, por ka tre mbrotje të mëdha”, tha Ngjela. /Realstory.al/



Skip to toolbar