Ngjela: Kim, komode në Tiranë. Lu kishte gjithë korrupsionin kundër

POLITIKË


“Ambasadorja Kim është në pozitë më komode se Ambasadori Lu, pasi ai kishte të gjithë korrupsionin shqiptar kundër për Reformën në Drejtësi”. Kështu wshtw shprehur Spartak Ngjela në Real Story, ndërsa komentonte kandidaten për ambasadore të SHBA në Shqipëri.

“Ardhja e mundshme e ambasadores së re është që të japë garanci për zhbllokimin e reformës në drejtësi. Donald Lu ka qenë më i suksesshëm. Ajo që kandidatja tha ishte e drejtpërdrejtë. Kjo është më komode se Lu. Kjo sepse Lu kishte kundërshtim, kishte gjithë korrupsionin shqiptar kundër. Kjo ambasadore, nëse bëhet, e ka më të lehtë. Nëse e ka kapacitetin e Lu, na e mbyll këtë histori njëherë e mirë.  Kim është me reformën, nuk është antireformë”, deklaroi Ngjela.


Ndërsa Agron Gjekmarkaj ka shtuar se autoriteti i SHBA është më i fortë në Shqipëri se i BE. “Shoh që opozita nuk është më kundër Reformës në Drejtësi. Ka një ndryshim dhe e përshëndes”, tha Gjekmarkaj.




Skip to toolbar