Më 3 nëntor “Arena Kombëtare” do të pres ndeshjen e parë të saj, ku do testohet në prag të inaugurimit zyrtar në datën 17 nëntor. Por si duket stadiumi i ri kombëtar vetëm pak ditë përpara ndeshjes testuese? Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj publikoi të shtunën pamje të filmuara me dron, ku shihet “Arena Kombëtare” nga lart.
“Një mrekulli”, e quan Veliaj stadiumin e ri kombëtar, i cili do të jetë më moderni në Ballkan, duke plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA. “Arena Kombëtare” do të ketë rreth 22.000 vende, dhe do të jetë në dispozicion jo vetëm për ndeshje futbolli, por edhe evente të ndryshme artistike dhe kulturore.
Pas vendosjes së stolave në tre tribunat kryesore të stadiumit, shtrimit të tapetit të blertë, sistmit të ndriçimit dhe audios, si dhe të gjitha pajisjet e tjera që plotësojnë ndërtimin e stadiumit, firma ndërtuese është duke vendosur dhe stola në tribunën VIP, e cila për ndeshjne me Francën do të jetë e gjitha për personalitetet e ftuar në ceremoninë inauguruese të stadiumit.