Ajo quhet Gerarta Ballo dhe është në garë për t’u bërë deputete e Italisë në Parlamentin Europian.
Zgjedhjet europiane do të zhvillohen në 26 maj të këtij viti. Ndër kandidaturat e kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, është edhe emri i Gerarta Ballos, e cila do të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike të Italisë.
Gerarta Ballo ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke drejtuar emisionin radiofonik “hqip in Torino”.
Ajo ka punuar për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë. Ballo është angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh. Gjithashtu, është marrë me krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve për promovimin e Shqipërisë.