Elis Bakaj gol dhe asist në Bjellorusi (video)

Më të fundit


Sulmuesi shqiptar afron skuadrën e tij me finalen e kupës

Elis Bakaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Bjellorusi, duke realizuar në gjysmëfinalen e kupës, që Shakhtyor Soligorsk luajti në transfertë kundër Isloch Minsk.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 69` të takimit, duke ngushtuar shifrat për Soligorsk, që deri në atë moment ishte duke mundur me rezultatin 2-0.


Elis Bakaj përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke shtyrë topin drej rrjetës dhe rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Kështu ndodhi, pasi dhjetë minuta më vonë, Elis Bakaj është përsëri protagonist, pasi jep asistin e golit të barazimit për skuadrën e tij.

Futbollisti shqiptar ekzekuton një goditje të ndaluar, duke e dërguar topin në zonën kundërshtare, aty ku shoku i tij i skuadrës Sachivko realizon me kokë golin e barazimit 2-2 për Shakhtyor Soligorks.

Bakaj dhe të tijët tashmë kanë më shumë shanse për t`u kualifikuar në finale, pasi takimin e radhës e luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre.




Skip to toolbar