Një strateg apo seleksionues për Kombëtaren shqiptare? Sylvinho tregon ‘rolin’ te kuqezinjtë

KOMBËTARE


“Paswordi është puna, nga ora 09:00 deri në 17:00 ne punojmë gjithë ditën. Shfrytëzojmë çdo moment, monitorojmë çdo futbollist. Njerëzit nuk e dinë se si ndryshon puna e një Kombëtareje. Në një klub punon gjatë javës dhe për një vit puna shkon përpara. Në Kombëtare duhet të punojnë me 23+10 apo 11 lojtarë sepse nuk i dihet, njëri mund të jetë i dëmtuar, mund të ketë ndryshime. Sot kemi 50-60 që i monitorojmë gjatë gjithë javës, në zyrë bëhet puna më e madhe, punojmë në stërvitje, dhe përgjigjja e rëndësishme është puna e futbollistëve. Paswordi është puna dhe gjetja e lojatareve të duhur,” tha Sylvinho.

Por a është Sylvinho një strateg apo seleksionues për kombëtaren Shqiptare?


“Unë besoj se është pak nga të dyja. Në zyrë bëjmë një punë të madhe për të njohur futbollistët. Herë pas here duhet të shohim ndeshjen e një futbollisti edhe të një viti më parë, nëse ai është i duhuri për ne. Është pak edhe strateg edhe seleksionues. Strategjia e një loje është e rëndësishme, por më e rëndësishme është që futbollisti të ndihet mirë në fushë. Sa më mirë të ndihet futbollisti në fushë aq më shumë, zhvillohet përmirësohet dhe bën gjëra të rëndësishme”, thotë ai, ndërsa thekson se sot kemi një Kombëtare, 100% shqiptare.

“Unë besoj te ekuilibri i skuadrës. Një skuadër që mbrohet mirë ka sakrificë shumë djersë, organizohesh dhe më pas kemi një cilësi shumë të mirë. Edhe te zotërimi i topit jemi shumë të fortë. Kemi një skuadër që ka një tranzicion shumë të mirë. Ne përfitojmë nga të gjitha aftësitë që kemi nuk është një ‘Brazil i vogël’ është një Shqipëri puro edhe ngjyrat janë shumë të bukura, më pëlqen shumë dhe është skuadra shqiptare 100%. Unë shoh shumë Shqipëri te kjo skuadër. Janë momente të bukura, lojtarët po bëjnë shumë, na mungon edhe një hap i rëndësishëm. Për mua kjo është AND e Shqipërisë, futbollistë të mirë, të shpejtë, lojtarë që godasin mirë, dhe në fushë argëtohen,” shton Sylvinho.




Skip to toolbar