“Po monitorojmë 50 futbollistë”, Sylvinho tregon planet e së ardhmes me Kombëtaren shqiptare

KOMBËTARE


Në intervistën me gazetarin Sokol Balla në Real Story trajneri Sylvinho zbulon se aktualisht janë duke monitoruar 50 futbollistë. Ndër të tjera ai komentoi edhe fjalët e Asanit, i cili deklaroi se “Nuk ekzistoja para se të vinte Sylvinho”.

“Është e bukur ta dëgjosh këtë me një futbollist që do të japë 100 % për kombëtaren e ndjen shumë. Unë gjithmonë u them atyre, kam qenë gjithashtu futbollist, talenti është i tyre sforco që ata japin në fushë është i tyre, ne duhet të punojmë. Unë për këtë arsye jetoj në Tiranë, dhe bëjmë orë e orë analiza në video, duke komunikuar më stafin për të parë ç’ka bërë Hasani, kur ka kaluar nga Hungaria në Kore, shohim ndeshjet, por edhe shumë futbollistë të tjerë. Janë 50 futbollistë që monitorojmë aktualisht, por është diçka e bukur, nuk jemi ne, janë ata që japin gjithçka në fushë. Dhe vijnë të vijnë e thonë dua të luaj me Kombëtaren është diçka e rëndësishme, të godet zemrën”, u shpreh ai, ndërsa thekson se pasioni bën të harxhosh shumë orë e ditë duke punuar.


“Nëse një lojtar e ndjen fanellën bëhet më e lehtë puna edhe për ne, jam shumë i kënaqur vijnë me dëshirë në Kombëtare. Janë të ndërgjegjshëm se ne nuk jemi Franca, nuk jemi Brazili, Argjentina apo Gjermania, ne jemi Shqipëria dhe jemi krenarë për këtë. Në fushë ata argëtohen por vrapojnë shumë, me zemër dhe me shpirt gare dhe kjo është ajo që më jep më shumë kënaqësi,” vijoi më tej Sylvinho.

“Unë besoj se futbolli është shumë i shpejtë, por është i bukur kur ke kohë për të punuar. Jemi të ndërgjegjshëm, rezultatet të ndihmojnë shumë, kjo është një skuadër, që ka nisur një rrugëtim të rëndësishëm me futbollistë të rinj, me eksperiencë dhe kjo është një formulë e mirë për t’u rritur të gjithë bashkë. Më 17 nëntor kemi një ndeshje të fortë dhe shumë të vështirë, jemi fokusuar vetëm te ajo ndeshje, Moldavia është mundur vetëm nga ne dhe ata janë në garë, është një ndeshje e vështirë.” -tha trajneri i Kombëtares kuqezi.




Skip to toolbar