“Një video skandal jo gjithmonë mbyll karrierën politike, shikoni Ilir Metën”

POLITIKË


“Një video skandal jo gjithmonë mbyll karrierën politike” nis artikulli i gazetës gjermane “Die Presse”. Gazeta ka bërë një shkrim duke ju referuar video skandalit që çoi Austrinë në zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë një paralele duke rikujtuar rastin e Ilir Metës me video skandalin Meta-Prifti, në vitin 2011.

Video skandali ku zv.kancelari, Heinz Christian Strache shihej duke bërë afera korruptive me një grua që paraqitej si një investitore nga Rusia çoi në dorëheqjen e tij dhe të kancelarit duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Por kjo nuk është e thënë të ndodh gjithmonë njësoj në të gjithë vendet” ka thënë gazeta “Die Presse”

“Në rastin e video skandalit Meta -Prifti, një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara. Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata.” – shkruan “Die Presse”

“Die Presse” e vazhdon shkrimin e saj duke thënë që në fakt karriera e Metës u rrit pas këtij skandali duke i mbijetuar stuhisë politike. Në zgjedhjet e 2013 u bë aleat i qeverisë me PS duke mbajtur rolin e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas atë të Presidentit.



Skip to toolbar