“Njeriu Fluturues” që nuk kaloi dot kanalin La Manche

BOTA


Disa njerëz notojnë në kanalin e La Manche, disa të tjerë zgjedhin të lundrojnë me anije, ndërsa disa zgjedhin ta kalojnë atë duke …fluturuar. Po e lexuat mirë, Fluturuar.

Bëhet fjalë për shpikësin francez Franky Zapata, i cili tentoi të kalonte duke fluturuar kalin që ndan Francën nga Anglia me një jet-board të fuqishëm, por dështoi.


Zapata, një ish-kampion i garave për jet-ski, mori fluturimin të enjten me motorin e tij Flyboard Air, por humbi ekuilibrin gjatë kohës që u ul në gjysmë të rrugës për t’u furnizuar me karburant. Si pasojë e humbjes së ekuilibrit u thye një këmbë e platformës fluturuese duke e rrëzuar atë në det. 40-vjeçari u plagos gjatë rënies në det, ndërsa motori i tij fluturues pësoi dëmtime të mëdha.

“Kur u afrova platforma, anija lëvizi për shkak të dallgës dhe goditi këmbën e motorit duke e thyer atë. Humba balancën dhe rashë në ujë. Bordi i motorit fluturues dhe pjesa elektronike janë dëmtuar dhe duhet të riparohen, motorët janë shkatërruar gjithashtu.” tha Zapata për mediat.

Zapata shpresoi se do të përshkonte kanalin të gjatë 35 km për 20 minuta. Ai u ul në gjysmë të rrugës për t’u furnizuar me karburant, por shoi keq. Megjithatë ai tha se nuk do të heq dorë, por do të përpiqet sërish sapo të ketë gati motorin e tij fluturues. Flyboard duket si një skateboard , por ka 5 motorë të vegjël që e lejojnë të ngrihet në ajër apo fluturojë.

Shpikësi francez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe presidentit Macron, më 14 korrik kur u ngrit në ajër në qiellin e Parisit në 500 metra lartësi gjatë paradës së Ditës së Bastilles.




Skip to toolbar