“Non grata e Berishës nuk po hiqet, por po fuqizohet”, Meçe: E vetmja gjë që i ka mbetur PD është të menaxhojë vulën

Më të fundit


Analisti Arben Meçe thotë se non grata e Sali Berishës nuk po hiqet, por po fuqizohet.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai tha se e vetmja gjë që i ka mbetur Partisë Demokratike është që të menaxhojë vulën.


“E vetmja gjë që i ka mbetur PD është të menaxhojë vulën. Kjo do të thotë që ky grupim, në këtë fushatë elektorale, me çfarë statusi do të futet? Non grata e Berishës po fuqizohet, nuk po hiqet. Non grata i Berishës është problem serioz për vetë PD-në. Kam dëgjuar ku po diskutojnë se non grata e Berishës nuk është e re, është që në 2019. Kjo çështje është familjarizuar për ta. Partitë politike nuk janë sekte, por ato dalin në terren.

I ofrojnë popullit një person që i përfaqëson ata. Në këtë moment kauza nuk ekziston. Ky sekt ka kapur opozitën dhe i drejtohet popullit që në asnjhë mënyrë nuk i kthen pushtetin. Opozita shqiptare që është kapur nga non grata dhe një pjesë e popullit opozita është i pa përfaqësuar. Kjo mund të bëhej nga grupimi i Lulzim Bashës. Por tani jo.

Në politik efekti i ngjarjes nuk matet ditën që bëhet, por matet më tej. Fakti historik i dy viteve të fundit vërtetoi se produkti i lëvizjes së Bashës nuk ishte nxirrja e Berishës. Dhe sot, çfarë ndodh?”, u shpreh ai./abcnews.al




Skip to toolbar