‘Nuk më interesojnë sondazhet, presim fitoren’, Çollaku: Kodi zgjedhor nuk prodhon fushatë, vetëm përballje brenda llojit

Më të fundit


Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha për ‘Real Story’ se në këto zgjedhje presin të fitojnë.

Sipas tij, fitore për ta është rrëzimi i Ramës i cili synon të marrë mandatin e katërt rradhazi. Çollaku shtoi më tej se ky kod zgjedhor, për të cilin nuk shprehet aprovues, sjell përballje brenda llojit.

“Pres që Rama të humbas 4 me 1. Pres në këtë situatë të rënduar politike që Dibra do të duhet të thellojë fitoren e PD dhe e presim. Nuk më interesojnë sondazhet, fitorja e PD ka vetëm një shifër dhe target.

Unë jam në fushatë për të synuar fitoren e PD. Humbja ka përgjegjësitë e veta, do të thoshte dramatike për opozitën, sigurisht ka emra por nuk mendoj sot humbjen. Mendoj që fitorja është vetëm një rrëzimi i Ramës.Ky kod zgjedhor prodhon këtë gjë, nuk ka fushatë por ka përballje brenda lloji. Kundërshtarët përballen vetëm krerët dhe është anormale.”



Skip to toolbar