Numërimi drejt fundit në Tiranë, Veliaj fiton bindshëm pa votat e LSI

AKTUALITET


Në kryeqytet numërimi i kutive është drejt fundit dhe rezulton se kandidati socialist, Erjon Veliaj ka fituar bindshëm në zgjedhjet e së dielës.

Sipas të dhënave nga KQZ janë numëruar 900 nga 919 kuti votimi për Tiranën. Erjon Velliaj ka marrë 148 993 të votave kundrejt 9 223 vota që ka marrë rivali i tij, Arben Skënderi që kandidoi nën siglën e Bindjes Demokratike.


4 vite më parë Erjon Veliaj fitoi në Tiranë por PS në atë kohë pati në kryeqytet mbështetjen e LSI-së. Ndërsa këtë vit LSI nuk mori pjesë në zgjedhje duke i bojkotuar ato së bashku me PD-në.

KQZ njofton se procesi i numërimit të votave vazhdon ende.




Skip to toolbar