Nxënësit e arsimit parauniversitar nga sot mësim në shkolla

CORONAVIRUS


Kjo e martë shënon rikthimin e të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, në mjediset fizike të shkollave duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS.

Ministrja Kushi ka bërë me dije se ashtu si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës.


Ndërkohë mbesin të pandryshuara edhe për dy javët në vijim masat e tjera anti-COVID të vendosura më parë. Kujtojmë se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, mbetet e ndaluar i grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë kemi pasur një ulje të ndjeshme të shifrave të COVID. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera, ndërsa betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë.




Skip to toolbar