OBSH: Asgjë gabim me shifrat e Gazës për viktimat

BOTA


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të vdekurve nga konflikti në muajt e fundit.

OBSH-ja ka thënë se është duke iu afruar konfirmimit të shkallës së viktimave, pasi Izraeli i ka vënë në pikëpyetje të dhënat. Ministria e Shëndetësisë në Gazë e ka përditësuar javën e kaluar shifrën e viktimave nga konflikti i nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në 35.000, duke thënë se rreth 25.000 janë identifikuar plotësisht – shumica gra dhe fëmijë.


Konflikt Izrael – Hamas ka nisur pasi militantët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.




Skip to toolbar