Oda Amerikane: Kosova të lirohet nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit

KOSOVA


Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë ka reaguar pas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku Kosova përmendej si një ndër dhjetë vendet me rrezik për konflikt vdekjeprurës ose përshkallëzim të situates në vitin 2024.

Përmes një njoftimi, Oda Amerikane thekson se Kosova duhet të lirohet sa më shpejt që është e mundur nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit.


Ndër të tjera, i bëhet thirrje institucioneve në Kosovë, për rëndësinë e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

“Oda Amerikane beson fuqishëm që Kosova duhet të lirohet sa më shpejtë që është e mundur nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit. Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i cili përmend Kosovën si njërën nga dhjetë vendet me rrezik për konflikt vdekjeprurës ose eskalim gjatë vitit 2024, rëndon më tej perceptimin negativ mbi Kosovën, e që pamundëson tërheqjen e investimeve cilësore të huaja. Institucionet e Kosovës duhet të kuptojnë rëndësinë e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë, si thirrje e vazhdueshme edhe e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Odës Amerikane.




Skip to toolbar