Twitter ia ka bllokuar llogarinë miliarderit meksikan, Ricardo Salinas Pleg, për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj një gazetareje meksikane.
Siç raporton Bloomberg, Salinas në llogarinë e tij në Twitter “ka marrë pjesë në situata provokuese me qëllim që të ofendojë një person”.
Javën e kaluar pronari i bankës “Banko Acteka SA” ka “lëshuar” një sërë akuzash ndaj gazetares Denis Dresser, duke komentuar pamjen e saj që për këtë “fushatë” përbën shkelje të rregullave të këtij rrjeti social.
Salinas, përmes Telegramit, ka porositur se do të shfrytëzojë llogaritë e tij në Telegram, Facebook, Instagram e TikTok, derisa të zgjidhë problemin me Twitterin,.
Miliarderi dhe familja e tij gjenden në vendin e 153-të të listës Forbes sa i përket miliarderëve, me një pasuri prej 13.5 miliardë dollarë.