Operacioni, 150 punonjës të Call Centerave përfundojnë në polici 

AKTUALITET


Një operacion i madh kundër Call Centerave është duke u zhvilluar aktualisht në Shkodër.

Burimet për mediat bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 150 punonjës të Call Centerave si edhe janë sekuestruar një numër i madh pajisjesh, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së këtij aktiviteti.


Dyshohet se Call Centerat kanë mashtruar një numër të madh personash gjatë aktivitetit të tyre, ndërsa priten arrestime.

Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara.

Në fakt, bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën.




Skip to toolbar