Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxori Sky ECC zbuluar grupin kriminal

AKTUALITET


Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës.

Ajo që ka ndihmuar autoritetet ta zbërthejnë në detaje ka qenë përveç përgjimeve të ndryshme audio e ambientale edhe mesazhet e dekriptuara nga platforma Sky ECC.

Ka qenë kjo e reja e përdorur mes institucioneve të drejtësisë, të cilët shprehen se sapo kanë siguruar mesazhet, i kanë shpërndarë me njëra-tjetrën duke i kryqëzuar informacionet me rezultatet e hetimit. Kjo u pranua edhe në konferencën për shtyp nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Vladimir Mara, i cili ka ndjekur hetimet.

“Krahas të dhënave të përftuara nga veprimet siç kanë qenë përgjimet telefonike, janë përdorur në mënyrë të menjëhershme edhe të dhënat nga platformat e enkriptuara”, u shpreh Mara.

Drejtoria Hetimore e Antimafias (DIA) sqaroi se bisedat mes tyre në aplikacion kanë dokumentuar lidhjen se si kokaina dërgohej në Bari, kryesisht nga Shqipëria dhe Europa Veriore.

Bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, ku vetëm njëra prej tyre ishte me 250 kilogramë kokainë dhe heroinë të pastër.

Në të njëjtat biseda është zbuluar edhe “rrjedhja” e parave nga Puglia drejt Shqipërisë. Janë pagesa që bëheshin nga shoferët e autobusëve ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të DIA-s janë kapur shuma prej 4.5 milionë Eurosh.



Skip to toolbar